Veselinoviç: Herët për të folur për kreun, koha për të fituar në Shkodër

Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç, ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të supersfidës kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiore, që do të luhet nesër në orën 19:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Gjendeni në vendin e parë si e shihni përballjen me Vllazninë?

Kampionati është shumë i gjatë. Jemi vetëm në muajin tetor dhe është ende herët për të parë kush kryeson. Çdo ndeshje është shumë e forte. Ndeshja e fundit në Elbasan ishte një spektakël dhe përsa i përket informacioneve që kam na pret e njëjta atmosferë edhe në Shkodër. Vllaznia është një klub me shumë traditë dhe histori. Po zhvillojnë një sezon pozitiv dhe janë një skuadër shumë e mirë, por siç e kam pohuar gjithmonë fillimisht duhet të respektojmë veten tonë.

Diferenca me 6 ekipeve të para është vetëm 2 pikë si po e menaxhoni këtë presion?     

E vetmja gjë në këtë moment është të mendojmë për veten tonë, obligimet tona dhe ndeshja e radhës që na pret. Çdo ndeshje, çdo javë në kampionat është shumë e fortë. Nëse mendojmë për ndeshjet e tjera do të humbasim përqëndrimin e asaj çfarë duam të bëjmë. Kampionati shqiptar nuk është në top listën e kampionateve evropiane, por në çdo ndeshje duhet përqëndrim deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Siç edhe e përmendët diferenca mes 6 ekipeve të para është vetëm 2 pikë. Për dy ndeshje nëse nuk arrim të marrësh maksimumin mund të përfundosh në vendin e 6-të. E përmenda edhe në konferencën e fundit që një skuadër mund të ketë një ecuri përfekte deri në mujain prill, por mund të dëmtohen dy lojtarë kryesorë dhe humbet gjithë sezonin. Në kampionatin serb vetëm dy ekipe Partizani dhe Ylli Kuq luftojnë për titullin kampion çdo vit, ndërsa këtu janë disa skuadra që synojnë të fitojnë titullin. Ndaj mendoj që mënyra e duhur për ne është të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe me përqëndrimin maksimal.

Detyra jonë është të punojmë shumë edhe në aspektin psikologjik me lojtarët. Partizani është një nga ekipet më moshën më të re të lojtarëve të kampionatit. Të luash për Partizanin është ndryshe si të luash për ekipe të tjera, pasi Partizani është një klub i madh. Të luash për Partizanin duhet të jesh dhe të tregosh në çdo ndeshje nivel të lartë, jo vetëm fizikisht dhe taktikisht por edhe psikologjikisht. Për të arrritur sukses duhet të kesh shpirt fituesi.

Partizani prej 2 vitesh nuk fiton në Shkodër 

Mendoj se për ne nuk është problem ku luajmë jashtë apo brenda. Nëse jemi gati të luftojmë për skuadrën dhe të luajmë mire. Për mua nuk përbën asnjë problem vendi ku luajmë në Tiranë, Shkodër, Korçë , Elbasan. Gjithsesi Vllaznia është një skuadër mjaft e mirë gjë të cilën e kanë treguar përgjatë këtij sezoni. Pikërisht për statistikat që ju përmendet ne duhet të kemi respekt për Vllazninë.

Kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj është në dyshim. Do të donit që ta luanit ndeshjen pa të në fushë?

Ne duhet të jemi gati pavarësisht nëse Balaj do të jetë apo jo në fushë. E dimë që ai ka qenë në Serbi për tu rekuperuar. Balaj është një lojtar i shkëlqyer me shumë eksperiencë. Me sa e kam ndjekur Vllazninë ata kanë lojtarë mjaft mirë edhe në stol, të cilët mund ta zëvendësojnë Balajn.

Jeni në vendin e parë. Sa i kënaqur jeni nga ecuria e skuadrës në fazën e parë?

Në punën tonë mund të jesh i kënaqur vetëm në këtë moment, por jo për një kohë të gjatë. Mendoj që është një situatë pozitive. I shoh lojtarët mjaft të motivuar dhe të fokusuar në seancat stërvitore. E kam thënë shpesh herë që jam shumë i lidhur me lojtarët, punoj me djem fantastikë. Marr kënaqësi prej tyre në stërvitje çdo ditë pasi punojmë një një atmosferë pozitive dhe duhet të vazhdojmë kështu. Por të mos harrojmë në futboll duhet të jesh i përgatitur për humbje dhe fitore sepse askush nuk mund të fitojë gjithmonë. Dua të them që nuk duhet të mendojmë për pikët që kemi, duhet të mendojmë për idetë, mënyrën e lojës. Ne jemi një skuadër e mirë në kampionatin shqiptar, por duhet të mësojmë të përmirësohemi çdo ditë më shumë. Lojtarët më motivojnë mua të bëj më mirë çdo ditë, kjo është për mua shumë e rëndësishme.

Cara ende nuk ka gjetur rrugën e golit në këtë sezon, ju shqetëson ky fakt?

Nëse ju kujtohet kam thënë që është shumë e rëndësishme ta përgatis skuadrën që shumë lojtarë të shënojnë gola. Jam shumë i kënaqur që kanë shënuar gol Zeka, Mehmeti, Preka, Rrapaj, Mba, Binstouka, Ismaili. Cara është një djal i shkëlqyer, ai është kapiteni ynë. Ai përpiqet në fushë çdo ndeshje, është serioz punon shumë. Mendoj se tani ai është një tjetër lojtar ka ndryshuar shumë gjatë këtyre muajve, lëviz shumë në fushë. Ndoshta në një ndeshje mund të shënoj 2 apo 3 gola ky është futbolli. Në punën tonë është shumë e rëndësishme që të kemi një marrëdhënie shumë të mira me lojtarët, kapitenin. Marrëdhënia ime me Carën është fantastike jam shumë i lumtur si punojmë së bashku. Ai është gjithmonë gati për të ndihmuar skuadrën. Jam krenar për kapitenin tone, pasi ai është shumë i motivuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.