Veshja e gruas mirditore merr statusin “Vlerë kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jo materiale”

Veshja e gruas mirditore
Prej muajit dhjetor veshja tradicionale e gruas mirditore, mban statusin ”Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jo materiale”. Vendimi u miratua nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, me propozim të Unionit Mirdita. Pjesë e grupit të punës për përgatitjen e dosjes ishin historianë, juristë, akademikë dhe etnologë.
Veshja e Gruas së Mirditës është një nga më uniket e trashëgimisë jo materiale. Dëshmitë e para të saj vijnë nga Mesjeta, por në qëndismat e gunës (xhupit) të gruas mirditase janë të ruajtura shumë simbole mitike dhe kulti që i përkasin kulturës së hershme iliro-arbërore.
Veshja mirditase përmendet edhe në kujtimet e Edith Durham, si dhe nga studiues dhe udhëtarë të tjerë që kanë pasur fatin ta shohin e ta studiojnë.