Vështirësitë e punësimit në Kukës, Erta Sinamati sfidoi paragjykimet
Punësimi i të rinjve mbetet një sfidë në Kukës ku janë të regjistruar një numër i larte i punëkërkuesve, por dhe pak vende pune.
Erta Sinamati është një nga të rejat kuksiane e cila është gjendur para refuzimeve të shumta gjatë kërkesës për punësim kjo dhe për shkak se bëjnë pjesë tek personat me aftësi ndryshe.
Tashmë prej 6 muajsh ka arritur të punësohet pranë Qendrës “YES” e vetmja mundësi punësi që i është ofruar.
Ajo tregon se në Kukës personat me aftësi ndryshe gjithnjë përballen me paragjykime sa i përket mundësisë për t’u punësuar.
“Kam kërkuar punë në institucione të ndryshme, kam punuar edhe në biznese private. Kufizimi fizik nuk të pengon për asgjë, mjafton të kesh vullneti dhe be bën me patjetër. Duhet të jesh optimiste, gjë që e kam pasur gjithmonë“, shprehet ajo.
Erta thekson dhe jep mesazhin që pavarësisht vështirësive si të rinjtë apo dhe personat me aftësi ndryshe nuk duhet të heqin dorë së kërkuari të drejtat e tyre