Vështirësohet udhëtimi në lumin e Shalës, hapja e menjëhershme e portave të HEC- it, sjell uljen e nivelit të ujit
Një fenomen deri diku i çuditshëm është verifikuar në liqenin e Komanit. Hapja e menjëhershme e portave të Hidrocentralit të Komanit, ka shkaktuar një rënie të theksuar të nivelit të ujit. Pamjet tregojnë nivelin ku ishte më herët uji në liqenin e Komanit.
Kjo rënie e menjëhershme e ujit, ka sjellë edhe pezullimin e lundrimit drejt lumit të Shalës, apo siç quhet Tajlanda shqiptare. Sipas raportimeve nga pronarë të bujtinave, qindra turistë që ishin nisur drejt kësaj lugine me mrekulli natyrore, por edhe të dorës së njeriut, janë detyruar të kthehen pas, pa arritur të përfundojnë udhëtimin e tyre.
Ndërkohë, probleme janë krijuar edhe për bizneset e shumta turistike të zones, të cilat rrezikojnë të mbyllen pa nisur akoma sezoni turistik. Guidat turistike, por edhe administruesit e mjeteve të lundrimit përpiqen të përballen me rrymat e ftohta të ujit për t’i dërguar në destinacion turistët, por siç tregojnë edhe pamjet, është thuajse e pamundur.