Categories: AktualitetLajme

Vështirësohet udhëtimi në lumin e Shalës, hapja e menjëhershme e portave të HEC- it, sjell uljen e nivelit të ujit

Një fenomen deri diku i çuditshëm është verifikuar në liqenin e Komanit. Hapja e menjëhershme e portave të Hidrocentralit të Komanit, ka shkaktuar një rënie të theksuar të nivelit të ujit. Pamjet tregojnë nivelin ku ishte më herët uji në liqenin e Komanit.

Kjo rënie e menjëhershme e ujit, ka sjellë edhe pezullimin e lundrimit drejt lumit të Shalës, apo siç quhet Tajlanda shqiptare. Sipas raportimeve nga pronarë të bujtinave, qindra turistë që ishin nisur drejt kësaj lugine me mrekulli natyrore,  por edhe të dorës së njeriut, janë detyruar të kthehen pas, pa arritur të përfundojnë udhëtimin e tyre.

Ndërkohë, probleme janë krijuar edhe për bizneset e shumta turistike të zones, të cilat rrezikojnë të mbyllen pa nisur akoma sezoni turistik. Guidat turistike, por edhe administruesit e mjeteve të lundrimit përpiqen të përballen me rrymat e ftohta të ujit për t’i dërguar në destinacion turistët, por siç tregojnë edhe pamjet, është thuajse e pamundur.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…

5 minutes ago

Spahia: 11 maji, fillimi i shpresës / Kandidati i PD- ASHM thirrje zgjedhësve për të votuar masivisht

Përtej dhunës e presionit, shkodranët kanë zgjedhur të mos përkulen, por të mbrojnë parimet e…

7 minutes ago

Mbërrijnë materialet zgjedhore – Qarku Shkodër me 8 KZAZ nis administrimi i materialeve

Nga 8 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor që ka qarku Shkodër, 4 prej tyre janë…

16 minutes ago

Finalja e madhe për titullin kampion – Ferid Borshi: Vllaznia e ka forcën të fitojë

E hëna e 12 majit do të vendosë emrin e skuadrës kampione të Shqipërisë për…

29 minutes ago

Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal – Ekspertë dhe studentë, pjesë e takimit të organizuar nga UNISHK

Në një nga sallat e Universitetit “Luigj Gurakuqi” nisi këtë të mërkurë takimi ndërdisiplinor për…

33 minutes ago

Alzhaimeri, truri që venitet – Zbulimi i hershëm përballim më i lehtë i sëmundjes

Alzhaimeri është një sëmundje që shkakton humbje të memories dhe ndikon thellë në jetën e…

53 minutes ago