Vetëdorëzohet i shpalluri në kërkim për vrasje/ RTSH Shkodra intervistë ekskluzive me Edmond Nika pak para vetëdorëzimit
Edmond Nika i cili akuzohet si një ndër autorët e ngjarjes së mbrëmshme në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur i biri Gjin Guri ka vendosur që të vetëdorëzohet në polici, pasi ka mësuar në media emrin si autor i dyshuar.Në një intervistë ekskluzive për RTSH Edmond Nika pretendon se është i pafajshëm dhe se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qënë në fshatin Grudë e Re, duke riparuar makinën e tij dhe kjo sipas tij mund të verifikohet qartë nga policia përmes kamerave. Edmondi thotë se me familjen e viktimës ka lidhje gjaku dhe se nuk mundet kurrsesi që të qëllojë me armë ndaj Zef dhe Gjin Gurit. Ai tregon se punon në Shkodër në ndërtim dhe se nuk e lidh gjë me aktivitetet e paligjshme të kultivimit të kanabisit në Dukagjin. Pas deklarimit të tij për RTSH, 29 vjeçari takohet me policin e rojes duke i treguar se ka ardhur për tu vetëdorëzuar. Pas vetëdorëzimit të tij pritet të ketë edhe një komunikatë zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë.