Vetëm 14 vjeç, udhëheq për herë të parë turistët, Pjetri: Maja e Murgës e preferuara e turistëve
6 vite më parë, Emanueli ishte vetëm 14 vjeç, kur për herë të parë vendosi të udhëhiqte guidën turistike drejt Majës së Murgës rreth 20 km larg qytetit të Pukës.
E sot ai njeh çdo vend të zonave Pukë- Fushë Arrës.
Qëllimit ia ka arritur, pasi këtë vit ka thuajse çdo ditë kërkesa për guidë në vende të ndryshme.
Emanueli synon që jo vetëm qyteti i Pukës, por edhe zonat përreth të njihen gjerësisht nga vizitorë vendas e të huaj, e siç duket po ia del mbanë më së miri, sepse Puka përherë e më shumë është kthyer në atraksion turistik..