Vetëm dy ditë derisa Amerika të vendosë, Harris dhe Trump vazhdojnë fushatën në shtetet e “fushëbetejës”

Kanë mbetur vetëm dy ditë derisa Amerika të vendosë nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm.

Të shtunën në mbrëmje, Trump tha në një tubim në Karolinën e Veriut se 5 Nëntori “do të jetë dita e çlirimit në Amerikë”.

SHBA është tani një vend i pushtuar, por së shpejti nuk do të jetë më. Zgjedhjet e 5 nëntorit do të jenë dita e çlirimit në Amerikë, do të jetë çlirimi“, tha ai.

Harris, gjatë fushatës në Karolinën e Veriut e quajti ish-presidentin Donald Trump si të konsumuar nga hakmarrja dhe “gjithnjë e më të paqëndrueshëm”. Harris përsëriti qëndrimin e saj se Trump është i përqendruar në “listën e tij të armiqve” ndërsa ajo është fokusuar në “listën e gjërave për të bërë”.

Ai nuk është dikush që po mendon se si ta bëjë jetën tuaj më të mirë. Ai është dikush, i cili është gjithnjë e më i paqëndrueshëm, i fiksuar pas hakmarrjes, i konsumuar nga ankesa dhe ai është atje duke luftuar për pushtet të pakontrolluar, “tha Harris.

Më shumë se 75 milionë njerëz kanë hedhur tashmë votën e tyre, por të dy kandidatët janë ende duke u përpjekur për të fituar votuesit e pavendosur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.