Gjykata e Apelit Shkodër la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erdgys Arrazin, bashkëshortit të Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt me 3 fëmijët e saj në lumin Buna më 2 maj.
Ndonëse Edgys Arrazi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje, Apeli Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale E. A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ose “garanci pasurore”
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali , vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 351, datë 07.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, thuhet në njoftim.
39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj, veprim i marrë në gjendje të rënduar psikologjike. Trupi i saj i pajetë u gjet më 7 maj, sëbashku me trupin djalit 3 vjeç, pas 3 ditësh kërkime. Më 6 maj u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçe, ndërsa trupi i vajzës 9 vjeçe u gjet më 5 maj nga një peshkatar i zonës. Ngjarja e rëndë shokoi opinionin publik.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.