Vetëpastrimi i Policisë/ Balla: Përjashtim efektivëve që aksesojnë EncroChat apo Sky, krijojmë strukturë të re

2ae6b6c8524b4bbe90b2722c72b94768

2ae6b6c8524b4bbe90b2722c72b94768

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Çështjet Evropiane vuri theksin te vetëpastrimi i Policisë së Shtetit. Ai paralajmëroi p-përjashtim nga radhët e policisë të të gjithë efektivëve që kanë pasur apo kanë akses në rrjetet e komunikimit EncroChat apo Sky, ndonëse nuk rezulton të ketë aktivitet kriminal.

Në këto 30 e kusur vite ka pasur dhe ka punonjës policie që rezultojnë të jenë të përfshirë ose në kontakte me botën e krimit. Dua t’iu informoj se i kam kërkuar Rrumbullakut dhe atij të AMP-së që të kemi informacionin sa më shpejt të jetë e mundur. Për çdo punonjës policie që do rezultojë të ketë pasur akses në këto rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do përjashtohet nga Policia e shtetit edhe nëse nuk rezulton që të ketë aktivitet kriminal.

Ky kod etik do zbatohet për të gjithë”, tha Balla. Ky i fundit u shpreh se së shpejti do të ketë rezultate konkrete për vettingun në Polici.

Ministri bëri me dije gjithashtu, krijimin e një force kombëtare të sigurisë publike.

“Prokuroria, sidomos SPAK po zhvillon hetime të thelluara dhe shumë shpejt do kemi rezultate konkrete, ku do ketë dhe punonjës policie, ku do vetëpastrohet policia dhe shoqëria.

Vetëpastrimi është gjëja më e rëndësishme dhe pastaj mbi bazën e të dhënave të këtij lloj vettingu të ri në Policinë e Shtetit, të krijojmë një strukturë të re të Policisë së Shtetit.

Krijimi i një strukture të re brenda policisë që lidhet me nevojën për të reformuar disi forcën e ndërhyrjes së  shpejtë. Do kemi një forcë kombëtare të sigurisë publike sipas modeleve të disa vendeve, që do riparojë eficencën e policisë në nivel vendor”, shtoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.