Veteranët nderojnë Luigj Gurakuqin / Përfaqësues të LANÇ vendosën kurora me lule para shtatores së patriotit
![Luigj gurakuqi busti](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/Luigj-gurakuqi-busti.jpg?fit=1024%2C711&ssl=1)
Luigj gurakuqi busti
Në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së vendit, përfaqësues të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare vendosën ditën e sotme kurora me lule para shtatores së Luigj Gurakuqit në qendër të qytetit të Shkodrës.
Kreu i LANÇ në Shkodër, Zamir Llazani, vlerësoi kontributin e Luigj Gurakuqit në shpalljen e Pavarësisë.
Kurora me lule u vendosën edhe në vende të tjera të qytetit, ku ndodhen dëshmorë të tjerë të atdheut.