Vetëvaret i burgosuri në Reç / Në luginën e lumit të Shalës, gjendet një trup i dekompozuar
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe.
Sandër Deda, 35 vjeç, i burgosur në burgun e Reçit, është vetëvarur.
Sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për në Spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë në urgjencë.
Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor.
Ndërkohë, në luginën e lumit të Shalës, është gjetur pa shenja jete kufoma e një personi të seksit mashkull. Ai shfaqej në një gjendje të hershme dekompozimi, ndërsa po punohet për identifikimin e trupit të pajetë.