“Vetëvendosja fitoi zgjedhjet”, Kurti pret që partia e tij të krijojë qeverinë e re

Kurti pret që partia e tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha në mbledhjen e qeverisë, se partisë që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit i takon të formojë institucionet e reja të vendit.

Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Deri atëherë nga ju të nderuar kabinet qeveritar pres që të vazhdoni punën dhe punët e mira me po të njëjtin ritëm,” deklaroi z. Kurti.

Kryeministri i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur procesin e numërimit.

Të gjithë presim nga Komisioni Qendror Zgjedhor edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur një proces zgjedhor të lirë, të rregullt, të ndershëm e demokratik me pjesëmarrje masive të qytetarëve për çfarë falënderoj secilën dhe secilin,” u shpreh kryeministri.

Z. Kurti vlerësoi edhe pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pjesëmarrje më të lartë ndonjëherë në zgjedhje pati edhe diaspora jonë, e cila për herë të parë përveç votimit me post pati mundësinë të votojë edhe në ambasadat dhe konsullatat tona,” tha z. Kurti.

Kosova mbajti zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt, ku morën pjesë mbi 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para dhe pas saj vijnë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicioni AAK–NISMA dhe Lista Serbe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.