Vetmia, në Shqipëri, 1 në 4 të moshuar mbi 80 vjeç i kërcënuar nga izolimi
Vetmia, sidomos tek të moshuarit po kthehet në kërcënim global për të gjitha shoqëritë anë e mbanë globit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar vetminë si një kërcënim global.
Sipas ekspertëve efektet e vdekjeprurëse të vetmisë janë të njëjta me dëmin e shkaktuar nga tymosja e 15 cigareve në ditë”
“Jemi shumë të vetmuar! Vetmia po na vret çdo ditë”.
Eksperti gerontolog Prof.Alban Ylli zbulon treguesit e vetmisë së të moshuarve në Shqipëri. Në Shqipëri në dekadën e fundit numri i të moshuarve të vetmuar është dyfishuar. Sipas tij kjo për shkak të urbanizimit, emigracionit dhe krijimit të familjeve më të vogla.
Dëmet shëndetësore të vetmisë janë të frikshme. Degradimi fizik dhe mendor i personave të vetmuar është i shpejtë. Në Shqipëri, 1 në 4 të moshuar mbi 80 vjeç është i kërcënuar nga izolimi.
Të moshuarit po rrethohen më shumë nga kujtimet se sa nga komunikimi me të afërmit. Ekspertët bëjnë thirrje për më shumë kujdes jo vetem nga familjarët, por edhe strukturat shtetërore.