Categories: BotaLajme

Veto e SHBA ndaj rezolutës së OKB-së për armëpushimin, Rusia: Bashkëpunëtore në masakrat e Izraelit

Rusia sulmoi Shtetet e Bashkuara pas vetos së saj të premten ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Rusia e akuzoi Uashingtonin si “bashkëpunëtor në masakrën brutale të Izraelit”.

“Kolegët tanë amerikanë kanë dënuar me vdekje mijëra, nëse jo dhjetëra mijëra, më shumë civilë në Palestinë dhe Izrael, duke përfshirë gra dhe fëmijë, së bashku me punëtorët e OKB-së që po përpiqen t’i ndihmojnë ata,” tha Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Përhershëm rus në OKB, Dmitry Polyansky.

Dikush mund të thotë shumë fjalë të bukura, por boshe për demokracinë, të drejtat e njeriut, paqen, sigurinë, disa rregulla dhe rend, por sot, ne mësuam vlerën e vërtetë të këtyre fjalëve pasi dy anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së preferuan të mbeten bashkëfajtorë në brutalitetin e Izraelit”, tha ai duke iu referuar SHBA Britanisë së Madhe.

Rusia ishte në mesin e 13 vendeve që votuan në favor të projekt-rezolutës për Gazën, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve si dhe akses humanitar.

Votimi i së premtes pasoi presionin ndërkombëtar në rritje për përfundimin e luftimeve në Gaza dhe më shumë ndihmë për enklavën, ku OKB-ja ka thënë se sistemi i mbështetjes humanitare është në prag të kolapsit .

Pas votimit, Shtetet e Bashkuara thanë se rezoluta ishte “larg nga realiteti” dhe “thjesht do ta linte Hamasin në vend, në gjendje të rigrupohej dhe të përsëriste sulmet që kreu kundër Izraelit më 7 tetor”./ CNN

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

8 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

8 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

8 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

10 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

10 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

11 hours ago

This website uses cookies.