Vetoja për negociatat/ Departamenti i Shtetit: Të vazhdojë dialogu Maqedoni-Bullgari
Amerika ka marrë garanci nga Bullgaria se nuk do ta bllokojë procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut nëse vendi miraton ndryshimet kushtetuese.
Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.
Zyrtari amerikan tha se SHBA-ja inkurajon Shkupin dhe Sofjen të vazhdojnë dialogun.
“SHBA-ja e mbështet fuqishëm integrimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian, i cili përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, edhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fuqishëm dhe më i pasur.
Ne inkurajojmë qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të vazhdojnë me dialogun e tyre dypalësh për zgjidhjen e dallimeve, përmbushjen e marrëveshjeve paraprake dhe mbështetjen e qasjes së shpejtë të Maqedonisë së Veriut,” thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Gabriel Eskobar, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, deklaroi për Kongresin amerikan muajin e kaluar se nga qeveria e re bullgare nuk pritet të ketë kërkesa të reja përveç atyre ekzistuese.
Pengesë për avancimin e Shkupit në rrugën drejt negociatave për anëtarësim në BE është bërë njohja e pakicës bullgare me kushtetutë, të cilën e mbështet edhe Amerika.
Për fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese është parashikuar një mbledhje më 18 gusht. Aktualisht mungon konsensusi mes qeverisë maqedonase dhe opozitës, madje ministrat nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës, kanë dorëzuar letrat e dorëheqjeve me kushtin që opozitarët e VMRO-DPMNE t’i votojnë amendimet e kërkuara.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.