Vidhen tre “Range Rover” / Dy prej tre mjeteve, janë vjedhur brenda një nate

Tre automjete luksoze të llojit ‘Range Rover’ janë vjedhur gjatë diteve të fundit në Lezhë. Dy prej tyre ndodheshin të parkuar vetëm 20 metra larg njëra-tjetrës dhe së bashku me automjetin që po udhëtonin hajdutët janë larguar përgjatë superstradës Lezhë – Shkodër. Autorët kanë mundur të hapin shpejt dy automjetet, ndërsa një tjëtër Range Rover ishte vjedhur pak ditë më parë po në qytetin e Lezhës. Pavarësisht se kanë ecur në kolonë njeri me tjetrin, hajdutët nuk janë pikasur nga policia e cila ka gjetur gjurmë të tyre nga kamerat e sigurisë deri në Balldren. Policia e Lezhës po bashkëpunon edhe me atë të Shkodrës për të parë kamera të tjera përgjatë superstradës.Hajdutët po gjurmojnë vetëm mjetet e reja Range Rover, të cilat në rastin e vjedhjes në Lezhë janë hapur dhe janë larguar për 30 sekonda. Autorët kanë qenë dy persona, ndërsa një i tretë i priste me një tjetër automjet për t’u larguar nga Lezha. Ata kanë tentuar të humbin gjurmët duke përdorur rrugën e e lagjes ‘Nënë Tereza’ për të kaluar në superstradën drejt Shkodrës. Policia dyshon se autorët kanë studiuar më parë zonën, ndaj dhe po shihen kamerat e sigurisë për të identifikuar hajdutet të cilët janë parë në kamerat e sigurisë duke hapur dhe vjedhur automjetet.Ndërkohë sipas burimeve burimeve njëra prej makinave të vjedhura është arritur të lokalizohet nga policia, por ende nuk ka detaje pasi po vijojnë hetimet në lidhje me rastin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.