Lajme

Vidhet banesa në Shkodër – Shuma e grabitur mendohet 100 mijë euro, policia nis hetimet

Një shumë e madhe parash është vjedhur në banesën e një ish-mjekeje në lagjen “Qemal Stafa”, në zonën e njohur “Ura Dervishbeg” në Shkodër.

Pronarët, burrë e grua, kanë bërë denoncim në polici për humbjen e parave, gjatë kohës që ata nuk kanë qenë në shtëpi.

Policia e Shkodrës njofton se me datë 12.02.2025, shtetasi me iniciale G. D. 77 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shuma e vjedhur dyshohet të jetë mbi 100 mijë euro, të cilën e mbanin në një dollap të dhomës së gjumit.

Autori, i maskuar, i është afruar në banesë me biçikletë, dhe po me të është larguar.

Nga hetimet rezulton se dera është hapur me çelës, dhe autori ka hyrë brenda krejt i qetë ka mundur të marrë shumën e konsiderueshme të parave.

Dyshimet e hetuesve janë për njeri të njohur të familjes, bazuar në mënyrën si është kryer vjedhja pa thyerje, me çelës dhe me informacion të detajuar për vendndodhjen e parave.

 Blutë po punojnë për identifikimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Blerti Delija

Recent Posts

Shëndeti oral dhe dentar tek fëmijët  – Dhëmbët e qumështit janë po aq të rëndësishëm sa dhëmbët e përhershëm

Shëndeti oral dhe dentar tek fëmijët duhet të mbrohet duke filluar që nga dhëmbët e…

11 minutes ago

Inteligjenca Artificiale për integrimin në BE, Rama: Përshpejton procesin, hapim së shpejti grupkapitullin e 3

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian hapi një "derë tjetër" për negocimin, ku…

32 minutes ago

Kodi Zgjedhor, Gjiknuri: Votimi me ID të huaj, absurde. Bylykbashi: Doni të reduktoni numrin e votuesve

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u prezantuan sot (13 shkurt) në Kuvend, teksa PS dhe PD…

35 minutes ago

Europa League, Porto-Roma në RTSH

Sot luhen ndeshjet e para të Play Off-it të Europa League dhe sfida më interesante…

37 minutes ago

Granit Xhaka pa frena: I bindur se e mundim Bajernin!

Granit Xhaka është i bindur se ndeshjen e vitit në Gjermani, Bajeri mund Bajernin për…

42 minutes ago

Shtëpitë më prestigjioze të operës në botë

Opera është një formë arti që bashkon elemente të teatrit, muzikës dhe këndimit për të…

45 minutes ago

This website uses cookies.