Vidhet banesa në Vukpalaj – I zoti i shtëpisë bën kallëzim në polici
Një banesë ka rënë pre e një grabitje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe, gjatë kohës kur nuk ka qenë askush në banesë.
Ka qënë i zoti i shtëpisë, i cili pasi ka konstatuar banesën e vjedhur në fshatin Vukpalaj, ka bërë kallëzim në DVP Shkodër.
Blutë kanë nisur punën për verifikimin e kallëzimit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorve të rastit.Ndërkohë një shtetas banues në lagjen “Partizani”, ka bërë kallëzim në polici se i kanë vjedhur motomjetin. Policia është angazhuar për gjetjen e motomjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë Më datë 06.11.2024, në rrugën “Lopçej”, një shtetas i paidentifikuar ka thyer xhamat dhe pasqyrën e një automjetit të parkuar, në pronësi të një 60-vjeçari.Policia po punon për identifikimin e autorit/ve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Sakaq Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 47-vjeçar , banues në fshatin Guci e Re, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal dy shtetas banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, si dhe për një tjetër banues në Shkodër, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.