Lajme

Vidhet banesa në Vukpalaj –  I zoti i shtëpisë bën kallëzim në polici

Një banesë ka rënë pre e një grabitje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe, gjatë kohës kur nuk ka qenë askush në banesë.

Ka qënë i zoti i shtëpisë, i cili pasi ka konstatuar banesën e vjedhur në fshatin Vukpalaj, ka bërë kallëzim në DVP Shkodër.

Blutë kanë nisur punën për verifikimin e kallëzimit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorve të rastit.Ndërkohë një shtetas banues në lagjen “Partizani”, ka bërë kallëzim në polici se i kanë vjedhur motomjetin. Policia është angazhuar për gjetjen e motomjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë Më datë 06.11.2024, në rrugën “Lopçej”, një shtetas i paidentifikuar ka thyer xhamat dhe pasqyrën e një automjetit të parkuar, në pronësi të një 60-vjeçari.Policia po punon për identifikimin e autorit/ve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

 Sakaq Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për  një 47-vjeçar , banues në fshatin Guci e Re, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal dy shtetas banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”,  si dhe për një tjetër banues në Shkodër, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

12 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

12 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

12 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

12 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

12 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

12 hours ago

This website uses cookies.