Vigjilja e Krishtlindjes në Shkodër / Mijëra besimtarë morën pjesë në meshën e shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni”
Besimtarët katolikë të Shkodrës festuan lindjen e Krishtit në meshën e mbajtur në Katedralen “Shën Shtjefni”. Mesha e shenjtë e vigjiljes së Krishtlindjes u kremtua nga Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra. Para besimtarëve ai dha mesazhet e kësaj feste dhe paqes për të cilën bota ka nevojë sot.
Më tej Imzot Massafra theksoi rëndësinë e dashurisë, faljes dhe mosmbajtjes mëri, sepse, sikurse u shpreh ai, Krishtlindja është festa e familjes dhe errësira mposhtet nga drita e lindjes së Krishtit.
Krishtlindja është një festë që i bën bashkë të gjithë besimtarët, të cilët urojnë lindjen e Krishtit.
Krishtlindja është festa më e dashur për familjet e krishtera dhe në veçanti për fëmijët. Simbolet e festës janë të lidhura me fuqinë dhe kujdesin e Zotit. Në ditët e Krishtlindjeve këto simbole vendosen në shtëpi si zbukurime.