Vigjilja e Pashkës Katolike/Qindra besimtarë morën pjesë në meshën e mbajtur në katedralen “Shën Shtjefni”

Me qirinjtë në duar, që ndriçonin nga drita e përjetësisë, në katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes së Pashkës. Qindra besimtarë të pranishëm ndoqën lutjet e drejtuara nga Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra.Simbolika e kësaj feste përmes ngjalljes është fitorja e jetës mbi vdekjen.Pashka është një nga ngjarjet më të rëndësishme të besimit të krishterë. Ajo simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit dhe ringjalljen e tij duke marrë përsipër mëkatet e botës.
Simbol i kësaj feste janë vezët e kuqe dhe buka e Pashkës që bekohet një ditë para festës.