Vihen në pranga 2 shtetas/ Procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Polica e Shkodrës ka arrestuar një 32 vjecar, banues në Shkodër, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, duke vjedhur vegla pune në një garazh, në lagjen “Qemal Stafa”.
Gjithashtu një 52 vjeçar banues në fshatin Trush u arrestua pasi është kapur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Nderkohë , specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 36 vjeçar, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në një ambient që ky shtetas e kishte marrë me qira, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 18 vjeçar, banues në fshatin Rranxa, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.