Vihet në skenë krijimtaria e Gjovalin Dushaj, përgjatë veprimtarisë së tij disavjeçare ai ka spikatur në të gjithë zhanret e artit

Krijimtaria e poetit Gjovalin Dushaj u vu në skenën e Pallatit të kulturës “Ded Ndue Lazri”, në Lezhë.Kengëtar dhe humoristë të njohur, të cilët prej vitesh interpretojnë krijimet e Dushajt mbajtën një koncert, ndërsa vetë poeti ishte në rolin e drejtorit artistik, skenografit dhe ideatorit.I pranishëm në këtë event kulturor, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se Gjovalin Dushaj përfaqëson një nga penat e krijimtarisë më të arta në Shqipëri.
Gjovalin Dushaj ka lindur në Pukë dhe prej vitesh banon në qytetin e Lezhës.Përgjatë veprimtarisë së tij disavjeçare ai ka spikatur në të gjithë zhanret e artit, ku numerohen mbi 250 vargje këngësh të krijuara prej tij dhe të kënduara nga artistë të ndryshëm në mbarë trevat shqiptare.