Vihet në skenë krijimtaria Gjovalin Dushajt, këngëtarë e humoristë, koncert në Pallatin e Kulturës në Lezhë
Krijimtaria e poetit Gjovalin Dushaj u vu në skenën e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri”, në Lezhë.
Këngëtarë dhe humoristë të njohur të cilët prej vitesh interpretojnë krijimet e Dushajt mbajtën një koncert, ndërsa vetë poeti ishte, në rolin drejtorit artistik, skenografit dhe ideatorit.
Performanca e artisteve të pranishëm tërhoqi vëmendjen e publikut për gati 2 orë, ku në fokus ishte muzika folklorike e trevës së veriut, po jo vetëm.
I pranishëm në këtë event kulturor, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se Gjovalin Dushaj përfaqëson një nga penat e krijimtarisë më të arta në Shqipëri.
Poeti Gjovalin Dushaj falendori të gjitha ata që i dhanë mundësinë që krijimtaria e tij të prezantohet në pallatin e kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë.
Gjovalin Dushaj përgjatë veprimtarisë së tij disavjeçare ka spikatur sidomos në tekstet e këngëve të krijuara prej tij dhe të kënduara nga artistë të ndryshëm në mbarë trevat shqiptare.