Categories: AktualitetLajme

Vijnë në Tiranë producentët dhe distributorët filmikë më të rëndësishëm nga e gjithë Europa

Marketet e filmit janë shndërruar prej vitesh në boshtin kryesor të industrisë kinematografike në Europë, Amerikë, Azi, duke tërhequr profesionistë nga e gjithë bota, e duke u kthyer në vlerë të shtuar në sektorin artistik dhe kulturor të çdo vendi.

Për këtë arsye, Tiranës nuk mund t’i mungonte një market filmi, që këtë herë ka shumë arsye për të marrë gjithë vëmendjen e duhur. Agjencia e Industrisë Kreative, Bashkia Tiranë, sjell BALKAN FILM MARKET në këtë fundvit, duke u fokusuar njëherësh tek profesionistët vendas, kineastët e rinj të Ballkanit, ekspertë të fushës nga mbarë Europa, dhe mbi të gjitha institucionet dhe kompanitë e prodhimit më të njohura në Europë.

Në datat 13-17 dhjetor, në kryeqytet do të vijnë producentët dhe distributorët më të rëndësishëm nga e gjithë Europa, për të nisur një etapë të re bashkepunimesh në territorin e ballkanit.

Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, do të punojnë individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen. Paralelisht, kineastë nga rajoni do të prezantojnë projektet e tyre para producentëve dhe distributorëve të ftuar në BFM, duke patur mundësinë të sigurojnë mbështetjen që u nevojitet në fazën e para ose pas prodhimit.

Në rrethin e mbi 300 të ftuarve, të cilët kthejnë sytë nga projektet Ballkanike, regjisorët e rajonit do të kenë mundësinë përgjatë pesë ditëve të promovohen, të zgjerojnë rrethin e njohjeve me emra të cilët kanë një historik të gjatë dhe të suksesshëm në industrinë filmike botërore, ku disa prej tyre te nominuar me çmime OSCAR. Përpos oportunitetit për ekspertët e fushës, nëpërmjet marketit Tirana do të shndërrohet në një pikë strategjike takimi për prodhuesit e filmit, që do ta njohin më nga afër kryeqytetin, duke e parë edhe nga këndvështrimi i një lokacioni të mundshëm për xhirime.

Balkan Film Market realizohet këtë herë në partneritet me Bashkinë Tiranë, Ambasadën Franceze, Ambasadën Austriake, Institutin Italian të Kulturës, Filmmakers Europe, Qendrën e Artit AGIMI, nën organizimin e Agjencisë së Industrisë Kreative.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

6 minutes ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

13 minutes ago

Koçiu: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me tumor

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu po merr pjesë në Ministerialin “Shkenca, teknologjia, aplikacionet bërthamore dhe…

17 minutes ago

Pavarësia dhe çlirimi në ekspozitë – Muzeu Historik çeli ekspozitën “Dy kohë në një” për festat kombëtare

Figura historike që revokojnë periudhën e pavarësisë dhe çlirimit u ekspozuan në mjediset e Muzeut…

48 minutes ago

Panairi i karrierës dhe i punës – Zmijani: Mundësi pafund për të rinjtë, janë 340 vende të lira pune

Panairi i Karrierës dhe i Punës mblodhi në Shkodër grupet e interesit, shkollat e mesme…

51 minutes ago

Java Kombëtare e Praktikave Profesionale – Shkolla “Hamdi Bushati” hapi dyert për bizneset

Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve, në kuadër të Javës…

54 minutes ago

This website uses cookies.