Vijojnë bisedimet në Katar, ndërmjetësit ndërkombëtarë kërkojnë armëpushim në Gaza
Në Katar janë duke vazhduar bisedimet për një zgjatje të mundshme të armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit.
Drejtori i CIA-s Uilliam Burns dhe shefi i agjencisë së inteligjencës izraelite Mosad, David Barnea u takuan në Doha të martën për të diskutuar për zgjatjen e armëpushimit dhe lirimin e më shumë pengjeve.
Katari ka luajtur rol kyç në ndërmjetësimin mes Hamasi dhe Izraelit, bisedime në të cilat janë përfshirë edhe Egjipti e Shtetet e Bashkuara. Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, pritet të qëndrojë në rajon këtë javë, ku po ashtu pritet që të kërkojë zgjatjen e armëpushimit.
Edhe ministrat e Jashtëm të G7, Grupit të 7 shteteve më të industrializuara kanë kërkuar zgjatjen e mëtejshme të ndalimi të luftimeve dhe mbrojtjen e civilëve në Gaza.
Shtëpia e Bardhë duke përshëndetur zgjatjen e armëpushimin, gjatë të cilit deri tani janë liruar 70 pengje në këmbim të të 150 të burgosurve palestinezë nga Izraelite, kërkon lirimin e të gjitha pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.
Izraeli thotë se ka marrë një listë të pengjeve të mbajtura në Gaza, të cilët mund të lirohen më vonë gjatë së mërkurës, në ditën e fundit të armëpushimit aktual. Të martën, u liruan 12 pengje nga Hamasi në këmbim të 30 të burgosurve palestinezë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë nisur nga mbipopulimi i strehimoreve paralajmëroi se sëmundjet e pashërueshme mund të vrasin më shumë njerëz në Rripin e Gazës se sa bombardimet, nëse nuk rregullohet sistemi i shëndetësisë.
Nga nisja e luftimeve mes dy palëve janë vrarë rreth 15 mijë palestinezë, mes tyre mijëra fëmijë dhe 1200 persona u vranë nga Hamasi në Izrael gjatë sulmit të 7 tetorit.