drog ne shkoder 750x375 1
Burimet policore bëjnë me dije se në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, u arrestua në flagrancë shtetasin Izmir Tafili, 32 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrollet fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën 32-vjeçarit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë të së cilës të ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Një tjetër shtetas në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u arrestua në flagrancë shtetasin Erion Qerreti, 31 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrolli në celularin e 31-vjeçarit, u gjetën faqe aktive, për vënien e basteve sportive.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Aksione të përditshme për të goditur veprimtaritë kriminale që janë fokusi i megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
Kishte siguruar sasi cannabisi, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.
Në pranga një 31-vjeçar që u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, me celular.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe 3 celularë.
Vijojnë pa ndërprerje puna e inteligjencës policore, bashkëpunimi me qytetarët dhe kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre. Në këtë kuadër:
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrollet fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën 32-vjeçarit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë të së cilës të ndarë në doza, me qëllim shitjen;
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 31 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrolli në celularin e 31-vjeçarit, u gjetën faqe aktive, për vënien e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.