Vijojnë punimet për ndërtimin e molos tek ura e vjetër e Bunës dhe rikonstruksionin e ujësjellësit të Zogajve
Investimi për rikualifikimin e molos, pranë urës së vjetër të Bunës në Shkodër, po vijon. Aktualisht po punohet në ndërtimin e mureve të molos, ku parashikohet që të ankorohen edhe mjetet e vogla lundruese.
Në lidhje me punimet që po realizohen, inxhinieri i këtij kantieri, Elvedin Hyseni, dha më shumë detaje.
Pjesë e rikualifikimit të molos është edhe rikonstruksioni i ujësjellësit të Zogajve. Financues i këtij projekti është Qeveria Shqiptare, ndërsa po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ky investim, që kap vlerën e rreth 1.2 milion eurove, pritet të ndikojë në zhvillimin e turizmit në Shkodër.