Qendra e Personel-Rekrutimit është stacionuar me një qendër informacioni në Tiranë për të orientuar qytetarët mbi mundësitë që ofron angazhimi në Forcat e Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se, të rinjtë janë jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe e Forcave të Armatosura.
“Investimi në kapacitete është një nga prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes”, theksoi ai në një postim në rrjetet sociale.
“Me miratimin e ligjit për Forcën Rezerviste dhe rritjen e ndjeshme të trajtimit financiar për rreth 6000 ushtarakë kemi bërë një hap të madh në këtë drejtim”, nënvizoi Vengu teksa ndau edhe një video nga të rinjtë që dëshirojnë të aplikojnë për të ndjekur Akademinë e Forcave të Armatosura.
“Sot mora informacion të mjaftueshëm të influencohem që të vazhdoj një ndër akademitë e forcave ushtarake. Mendoj që do më pëlqente shumë që të vazhdoja një ndër degët e psikologjisë në forcat ushtarake jashtë vendit”, tha një e re.
“Do të doja të ishte pjesë e Forcave të Armatosura, do të kisha shumë dëshirë ta provoja këtë eksperiencë. Do të doja të isha një kolonel i gatshëm për ushtrinë dhe të isha sa më shumë i fortë në atë drejtim”, u shpreh një prej të rinjve.
Një tjetër i ri tha se, “unë si fillim do e nisja si ushtar i thjeshtë të forcës speciale në Amerikë. Ëndrra ime është të arrij drejt një suksesi siç është të jem në një sukses si komandant, udhëheqës i ushtrisë”.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.