Vijon aksioni kundër kanabisit, arrestohet 68-vjeçari nga Malësia e Madhe
Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare Bajzë, duke përdorur dronë për monitorim ajror, në njësinë Administrative Kastrat, në fshatin Shegan, kanë konstatuar të mbjella në tokë 62 fidanë të dyshuar kanabis.Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.Bazuar dhe në inteligjencën policore shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gjek Kaçaj 68 vjeç, banues në fshatin Shegan, i dyshuar si autor i kultivimit të 62 fidanëve kanabis, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se 68-vjeçari është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.