Vijon dëmtimi i By Pass-it, ende asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse

U deshën më shumë se një dekadë për të përfunduar, e vetëm në pak muaj për ta shkatërruar. Kjo është situata me By Pass-in e Shkodrës i cili i është nënshtruar sistematikisht dëmtimeve.  Heqja dhe dëmtimi i  parmakëve në anë të rrugës e kthen këtë segment në burim aksidentesh si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët që zgjedhin këtë rrugë për shëtitje . Krahas parmakëve anësorë shpëtim nga dëmtimet nuk kanë gjetur as shtyllat e ndriçimit. By Pass-i është ende në faze kontrolli, dhe si investim nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor e as nga pushteti vendor. Një vepër e cila dita ditës po rrezikon të degradojë. Ky investimi  rëndësishëm, i cili përfundoi rreth dy vite më parë  u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet të qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve. Ndërsa, dy vite nga inaugurimi i kësaj vepre dëmet e shkaktuar nga persona të pa përgjegjshëm janë evidente në këtë segment rrugorë dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.