Vijon dëmtimi i pusetave në unazën e qytetit / Qytetarët : Dëmtimi i tyre është kthyer në burim aksidentesh
Unaza perëndimore e qytetit të Shkodrës vijon të dëmtohet duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.
Vërehet se në gjithë gjatësinë e saj janë dëmtuar pusetat, duke u kthyer kështu në rrezik serioz për kalimtarët, si dhe për aksidente.
Pak kohë më pare, Bashkia Shkodër ndërhyri për riparimin e asfaltit, ku ishte dëmtuar nga punimet e ujësjellësit, por një tjetër problem në këtë rrugë është dëmtimi i pusetave. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje emergjente për riparimin e tyre .
Të projektuara si frymëarrje për qytetin dhe shmangie të trafikut, unaza lindore dhe ajo perëndimore në qytetin e Shkodrës kërkon ndërhyrje për reabilitimn e saj dhe kthimin në kushte optimale për qarkullimin e automjeteve.