Vijon Kupa e Shqipërisë në Volejboll/Meshkujt kuqeblu mundin Elbasanin
Një fitore dhe një humbje është bilanci i ballafaqimeve të ekipeve të Vllaznisë në javën e tretë të Kupës së Shqipërisë në Volejboll. Të dyja ndeshjet janë luajtur mbrëmjen e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Fitorja është arritur nga ekipi i meshkujve duke mundur Elbasanin me rezultatin 3 me 0, ndërkohë që ekipi i femrave është mundur me rezultatin 0 me 3. Ballafaqimi i parë ka qënë ai i meshkujve, ku volejbollistët kuqeblu fituan përkatësisht të tre setet, 25 me 12 të parin, 25 me 13 të dytin dhe 25 me 23 të tretin. Ndërkohë, në ballafaqimin e femrave, Vllaznia-Partizani, skuadra mike e cila është e përforcuar me element cilësor, shqiptar dhe të huaj, ka arritur të fitojë 0 me 3 ndaj Vllaznisë, e cila në përbërjen e saj ka lojtare të reja dhe vetem shkodrane, me përjashtim të Stela Agollit të ardhur këtë sezon nga kryeqyteti.Pas javës së tretë të Kupës së Shqipërisë, Vllanzia e meshkujve është e dyta nës renditje në grup, ndërsa Vllaznia e femrave, e treta.