Lajme

Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, kapen dy  shtetas të shpallur në kërkim

Policia e Shkodrës po vijon me sukses megaoperacionin “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, gjatë ditës së sotme është ndaluar  një shtetas 39-vjeçar i shpallur në kërkim për ngjarjen e  ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, u vra me armë zjarri shtetasi V.F.

39-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Në cilësinë e provës materiale  është sekuestruar motomjeti që lëvizte 39-vjeçari.

-Gjithashtu, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim  që qarkullonte me motomjet në rrugën e fshatit Dobraç, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur  më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri,  ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

1 hour ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

1 hour ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

3 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

3 hours ago

Lesha takim me ish- ushtarakët / Kandidati i PS-së vlerësoi rolin e tyre në këtë fushatë, por edhe në vite

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…

3 hours ago

Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…

3 hours ago