Vijon operacioni antikanabis/Policia e Shkodrës asgjëson 1790 bimë narkotike dhe 86 fidanë kanabis
Në kuadër të megaoperacionit policor anticannabis “Territor i pastër”, në qarkun e Shkodrës janë asgjësuar 1790 bimë dhe 86 fidanë cannabisi. Ky megaoperacion ka si objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë kuadër shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, si dhe asgjësuan 736 bimë cannabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel, dhe asgjësuan 867 bimë dhe 86 fidanë cannabisi. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë, dhe asgjësuan 62 bimë cannabisi. Ndërsa shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë, dhe asgjësuan 125 bimë cannabisi.Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë njofton policia