Vijon përmirësimi i infrastrukturës – Në zonën e Fermetimit po zbatohet projekti i Bashkisë Shkodër
Rikonstruksioni i zonës së Fermentimit në Shkodër është një investim i munguar prej 30 vitesh. Tashmë, zhvillimi i këtij projekti infrastrukturor nga Bashkia Shkodër po ua transformon realitetin banorëve të zonës së Fermentimit. Aty vijon puna për rikonstruksionin e plotë të rrugëve dhe rrugicave, një projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës për rreth 250 familjet që jetojnë aty.
Këta banorë shprehen të kënaqur me investimin, pasi për vite me radhë kishin jetuar mes baltës dhe gropave me ujë.
Projekti përfshin rikonstruksionin e rrugëve, rrjetin e kanalizimeve dhe ndriçimin, duke krijuar një mjedis modern dhe funksional.