Vijon puna në argjinaturën e Bardhajve / Banorët: Argjinatura shumë e rëndësishme për frenimin e përmbytjeve

argjinatura bardhaj
Prej ditësh në fshatin Bardhaj po punohet nga Bordi i kullimit për ndërtimin e argjinaturës, një investim që po bëhet me fondet e Ministrisë së Bujqësisë. Ngritja e argjinaturës së re po bëhet me një gjatësi rreth 200 metra , gjatë bregut të lumit Kir .
Projekti parashikohet të përfundojë në pak muaj, ndërsa me përfundimin e saj pritet të marrë zgjidhje edhe një nga problemet kryesore të kësaj zone gjatë dimrit siç janë përmbytjet dhe erozioni . Gjatë viteve të kaluara, lumi Kir ka krijuar jo pak probleme për banorët e Bardhajve, ndërkohë që sot me këtë investim rreziku do të minimizohet.