Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, Rama: Do lehtësojë qarkullimin e mjeteve

dukagjin rruga
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir.
Kreu i qeverisë shprehet se ndërtimi i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistë të shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin e bukuritë e veriut të Shqipërisë.
“Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, që do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë”, shkruan Kryeministri Rama.