Vijon puna për pastrimin e kanaleve kulluese në Kuç e Vukatanë, ende shumë punë për t’u bërë

Kanalet kulluese në fshatrat Kuç dhe Vukatanë të njësisë Gur i zi, thuajse kishin humbur funksionin e tyre për shkak të mos pastrimit ndër vite. Disa javë më pare, bordi i kullimit ndërhyri për çeljen e kanalit kryesor. Megjithatë, sipas administratorit është tejet e nevojshme vijimi i pastrimit edhe në pjesë të tjera
Edhe banorët e zonës e shohin si tejet të nevojshme hapjen e kanaleve, veçanërisht në zonat më problematike për shkak të përmbytjeve.
Kanali, i cili nis nga bashkimi i Kirit me Drinin, është çelur në një gjatësi prej 2.5 km, por janë edhe 19 km të tjera për t’u hapur. Vetëm në këtë mënyrë tokat e këtyre fshatrave do të kullonin ujin e tepërt duke evituar edhe përmbytjet e mundshme.