Vijon puna për pastrimin e kolektorit – Ditën e sotme po punohej në hyrje të lagjes “Perash”
Prej disa ditësh në Shkodër ka nisur puna për pastrimin e kolektorit kryesor të qytetit të Shkodrës.
Ditën e sotme po punohej në hyrje të lagjes “Perash”, pranë një pallati, ku dyshohet se kolektori është i bllokuar.
Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike e Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me Ujësjellës Kanalizime, prej disa ditësh po punojnë për pastrimin e kolektorit, i cili rrezikonte qytetin sa herë kishte reshje intensive shiu.
Bashkia e Shkodrës ka ngritur një grup të përbashkët pune, për evidentimin e të gjithë ndërtimeve, avulli apo gardhe, të cilat bllokojnë sistemin e kullimit të qytetit në kolektorë dhe do të vijojë për pastrimin e plotë të tyre.