Vijon puna për pastrimin e kolektorit – Hapja e kolektorit zgjidh një problematikë të mbartur prej shumë vitesh

Kjo është situata në pjesën fundore të kolektorit në hyrje të Shkodrës. Grupet e punës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime janë përqendruar edhe në këtë pikë për hapjen e plotë të kolektorit që zgjidh një problematikë të mbartur të shkarkimit të ujërave të shiut të qytetit.

Për të parë nga afër situatën ka qënë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër , Benet Beci, u shpreh se kjo situatë është e papranueshme për një qytet si Shkodra.

Prej thuajse dy javësh, grupet e Bashkisë Shkodër janë në terren dhe po vijojnë punë për zhbllokimin e plotë të kanalit të kolektorit kryesor të qytetit të Shkodrës që krijonte probleme sa herë kishte reshje shiu.

Deri tani janë zhbllokuar disa prej pikave më problematike, ndërkohë që ka pasur një bashkëpunim edhe me komunitetin e banorëve,  të cilët janë bërë pjesë e kësaj ndërhyrje masive për lirimin e kolektorit të Draçinit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.