Vijon puna tek “Xhamia e Plumbit”/ Po punohet për zgjidhjen e problemit të përmbytjeve

Restaurimi i Xhamisë së Plumbit po vijon, aktulisht po punohet për dhënien zgjidhje të problemit shumë vjeçar të përmbytjeve.
Falë ndërhyrjes përmes një sistemi drenazhimi të organizuar mirë rreth ndërtesës dhe krijimit të një sistemi kullimi të sigurt duket se problemi i përmbytjes do të mënjanohet. Zbatimi i projektit ka nisur në shtator të vitit 2022, ku faza e parë, ajo e ndërtimit të veprës inxhinierike siç është sistemi mbrojtës nga përmbytja ka ecur në mbi 70% të punimeve, duke qenë se për shkak të tipologjisë dhe llojit të ndërhyrjes kërkohet periudha e thatë stinore.
Kantieri i punimeve u përmbyt tërësisht së bashku me monumentin e kulturës në nëntor të vitit të kaluar dhe duket se me afrimin e sezonit të shirave situata mund të përsëritet.
Xhamia e Plumbit është ndërtim i vitit 1768 nga themeluesi i pashallëkut të Bushatllinjve, Mehmet Pasha, dhe një ndër objektet, më të veçanta të kultit islam në Shqipëri. Xhamia e Plumbit renditet ndër 50 objektet më të bukura të fesë myslimane në botë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

4 minutes ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

41 minutes ago

Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët

Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Lajmi u bë me…

50 minutes ago

Prangoset në flagrancë shoferi / 66- vjeçari u kap nga policia duke drejtuar makinën i dehur

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë një shtetas 66…

51 minutes ago

GJKKO “arrest me burg” për 4 shtetas / Miratohet kërkesa e SPAK, lidhur me ngjarjen e gushtit në Bushat

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar miratoi kërkesën…

53 minutes ago

Sfidat e sigurimeve shoqërore / Informalizimi i tregut të punës dhe emigrimi krijojnë vështirësi në vitet e pensionit

Për të përfituar një pension të plotë, një individi në vendin tonë i duhet të…

59 minutes ago

This website uses cookies.