Vijon rezistenca kundër HEC-it, banorët roje në çadër prej katër ditësh, i bëjnë thirrje kishës t’u vijë në ndihmë
Banorët e fshatrave Thirrë, Hebe dhe Sang në Mirditë vijojnë rezistencën e tyre kundër ndërtimit të HEC-itë dhe fabrikës së ujit në këtë zonë.Përmes çadrës së vendosur në kantierin e ndërtimit, banorët po bëjnë roje prej katër ditësh, duke mos lejuar kompaninë që të vijojë punimet.
Përballë braktisjes së institucioneve përgjegjëse, banorët i bëjnë thirrje kishës katolike që t’u vijë në ndihmë.
Më 28 shkurt, Bashkia Mirditë pezulloi punimet dhe gjobiti kompaninë me 3 milion lekë, për shkak të mungesave në dokumentacion. Pavarësisht këtij vendimi puna në terren ka vijuar deri 4 ditë më pare, kur banorët vendosen çadrën dhe po bëjnë vetë roje në terren.