Vijon zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali, anija “Libra” niset drejt Shëngjinit me 8 emigrantë

Anija e marinës italiane “Libra” është nisur sërish me 8 emigrantë në bord nga brigjet e Lampedusës drejt Portit të Shëngjinit.

Emigrantët u shpëtuan dy ditë më parë në jug të Lampedusës, ndërsa kjo është anija e dytë që Italia sjell me emigrantë pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes së lidhur me Shqipërinë.

Anija me 8 emigrantë në bord pritet të mbërrijë mëngjesin e së enjtes (7 nëntor) në Portin e Shëngjinit, ku janë vendosur edhe qendrat pritëse të emigrantëve. Në këtë qendër do të përpunohen të gjitha të dhënat e emigrantëve nëse ato përmbushin kushtet e qëndrimit dhe më pas do të akomodohen në kampin e Gjadrit.

Ky është grupi i dytë i emigrantëve që vjen në Shëngjin nga autoritetet italiane, ndërsa për 12 emigrantët e parë gjykata e Romës vendosi kthimin e tyre në Itali, pasi vendosi se ato “nuk vinin nga vende të sigurta sipas legjislacionit evropian”.

Vendimi i gjykatës italiane nxiti tensione politike, ku qeveria Meloni theksoi se zbatimi i kësaj marrëveshje do të vijojë. Kjo bëri që qeveria italiane të miratojë një dekret ligjor për të rishikuar listën e “vendeve të sigurta”. 

Pas shpëtimit të tyre në det, emigrantët i nënshtrohen një kontrolli paraprak, dhe vetëm ata që përmbushin kushtet paraprake, që duhet të jenë vetëm burra, jovulnerabël dhe të vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit evropian, do të dërgohen në qendrat e pritjes në Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.