Vinçiç do të jetë arbitri i ndeshjes Inter-Bajern

UEFA ka vendosur do të jetë Slavko Vinçiç arbitri i takimit mes Interit dhe Bajernit të Mynihut. Për kryesorin slloven kjo ndeshje do të jetë e treta që do të arbitrojë Bajernin në këtë sezon të Champions League.
45–vjeçari gjykoi bavarezët në humbjen e pësuar në fazën e parë në Barcelonë me shifrat 4-1 ndërsa ndeshja e dytë ishte takim i i kthimit i fituar nga Bajerni në duelin me Leverkusenin i vlefshëm për 1/16-at.