Vinicius, lojtari i ndeshjes: Ky është Real Madridi
Vinicius Junior, anësori i majtë i Real Madrid, foli për Sky Sport për të komentuar suksesin e pabesueshme 2-1 të Los Blancos ndaj Bayern dhe kalimin në finale kundër Borussia Dortmundit. Braziliani u shpall dhe si lojtari i ndeshjes. “Është një gëzim i jashtëzakonshëm të jesh pjesë e këtij ekipi, duke veshur këtë fanellë, duke luajtur kaq shumë herë në këtë fushë dhe duke e ditur se do t’ia dalim, nuk dorëzohemi kurrë për të pesëmbëdhjetën”.
“Është magjike të luash për këtë ekip, në këtë stadium dhe ta bësh këtë shumë herë”.
“Nëse më duhet të kthehem dhe të ndihmoj dhe të mbroj, e bëj, nuk ka problem. Çdo gjë që të mund të arrijmë në një tjetër finale. Unë jam shumë me fat, aq krenar që luaj për këtë fanellë të mrekullueshme”.
“Të luash për Real Madridin është një ëndërr. Unë dola nga Sao Gonçalo dhe normalisht njerëzit nga atje nuk arrijnë të largohen. Dhe këtu po e ndihmoj këtë klub të madh dhe këta tifozë të mrekullueshëm që më duan aq shumë dhe të cilët i dua njësoj, të bëjmë një histori edhe më të madhe”.