Vinicius Zhunior është fituesi i “Topit të Artë”

Sulmuesi brazilian ka mundur Belingham dhe Rodrin në garën për trofeun prestigjoz individual. Sipas “Marca” skenari i ceremonisë së 28 tetorit është tashmë i njohur për të tre protagonistët, të cilët janë informuar për detajet e mbrëmjes.
Vetëm dy ditë më vonë në Madrid edhe sponsori teknik i lojtarit, “Nike” ka lajmëruar se do të hapë përsëri dyert e një dyqani në një nga zonat më të mira të qytetit, “Gran Vía”. Me këtë rast dyqani do të stilohet me ngjyrën e artë dhe me posterin e Vini Zhunior.