Vinisius Zhunjor rinovon deri në 2027-ën
Ky fillim jave ka qenë mjaft i mirë për futbollistin e Realit të Madridit Realit dhe përfaqësueses së Brazilit, Vinisius Zhunjor. Të hënën në mbrëmje, 23-vjeçarit iu dha Çmimi “Sokrates” për kontributin në shoqëri, teksa me institutin e tij, të ngritur në Brazil, ai po mundohet t’u japë një shans dhe t’u ndryshojë jetën fëmijëve atje nëpërmjet futbollit. Dhe të martën është mësuar se ai e ka zgjatur kontratën me Realin, ndërsa klauzola për lënien e tij të lirë është 1 miliard Euro.
Klubi spanjoll ka njoftuar se ylli brazilian ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2027. Sulmuesi i krahut pati ardhur në “Santiago Bernabeu” në korrik të 2018-ës në moshën 18-vjeçare dhe në atë kohë e kishte bërë debutimin me Madrid Kastijan më 26 gusht.
Gjatë 6 sezoneve me ekipin e parë, ai ka zhvilluar 235 ndeshje, duke realizuar 63 gola dhe duke fituar 9 trofe, 1 herë Ligën e Kampionëve, 2 herë Botërorin e Klubeve, 1 herë Superkupën e Evropës, 2 herë La Ligan, 1 herë Kupën e Mbretit dhe dy herë Superkupën e Spanjës.
23 vjeçari është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i “Los Blancos” në vitet e fundit. Ai e shënoi golin e fitores ndaj në finale të Ligës së Kampioneve në Paris në vitin 2022.