Viola Gjyzeli gati për “Junior Eurovision Song Contest 2023” më 26 nëntor
Edhe pak ditë na ndajnë nga Junior Eurovision Song Contest 2023 që mbahet më 26 nëntor në Nisë të Francës.
Viola Gjyzeli do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën Bota ime.
E lindur në Itali nga prindër shqiptarë, 13-vjeçarja shfaqi për herë të parë dashurinë e saj për performancën në moshën 7 vjeçe, kur mori pjesë dhe fitoi një konkurs të këngës për fëmijë në qytetin e saj të Durrësit.
Ky trofe i parë ishte vetëm fillimi i rrugëtimit të këngëtares së re, pasi ajo vazhdoi të punojë me ëndrrën për t’u bërë një këngëtare profesioniste.
Në kohën e lirë, Viola pëlqen të luajë sporte si basketboll dhe ping-pong, si dhe të kalojë kohë me 6 qentë e saj (Zago, Era, Tomi, Zara, Boi dhe Bora) dhe lopën e përkëdhelur (Dotty).
Fjalët për “Bota ime” janë vepër e Eriona Rushitit, tekstshkruesja e talentuar e këngëve shqiptare në Eurovision Song Contest, “Ktheju Tokës: (Tel Aviv 2019) dhe “Duje” (Liverpool 2023).